Aktuale

Studentët ia ndërpresin fjalën rektorit të UP-së

Universiteti i Prishtinës po shënon sot 47 vjetorin e themelimit. Për ta shënuar këtë ditë është organizuar një manifestim ku udhëheqës të UP-së kanë folur për këtë përvjetor të rëndësishëm të UP-së.

Derisa rektori i UP-së Marjan Dema nisi fjalën e tij disa studentë ia kanë ndëprerë fjalën atij duke i thënë se “është menaxhment i Pronto-s”.

Me këtë rast kanë intervenuar punëtorët e sigurimit dhe i kanë larguar ata nga salla./KosovaPress