Aktuale

Studentët e UP-së protestë kundër keqmenaxhimit, nepotizmit, joprofesionalizmit…

Studentët e Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka” kanë protestuar kundër menaxhmentit aktual të këtij institucioni, që sipas tyre e ka degraduar këtë institucion. Akti më i rëndë dhe i fundit që e dëshmon keqmenaxhimin, thanë ata, është mosakreditimi i shtatë programeve në Universitetin e Pejës.

Kjo është komunikata e Unionit Studentor të Universitetit “Haxhi Zeka”:

Sot, me rastin e organizimit të protestës së studentëve pranë Rektoratit të UHZ-së, për të shprehur pakënaqësinë e tyre në mënyrë paqësore për mos-akreditimin e shtatë programeve në Universitetin “Haxhi Zeka” nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) të AKA-së detyroj menaxhmentin dhe strukturat udhëheqëse të këtij institucioni për të ndikuar direkt tek studentët për mos-pjesëmarrje në protestë duke i lansuar në terren zyrtarë të këtij institucioni si: Rektori me Prorektorët, Profesorë, Asistentë, Dekanë të Njësive Akademike, Zyrtarë të administratës, etj.

Pos kësaj, organizatorët dhe studentët pjesëmarrës dhe ata që qëndronin brenda objekteve të UHZ-së u ballafaquan me kërcënime me të ndryshme.

Studentët protestuan me moton #përUniversitetin duke kërkuar cilësi, depolitizimin e institucionit, stop nepotizmit dhe duke kërkuar përgjigje për bursat e mohuara tash e katër vite me arsyetimin që kanë shterr gjitha mjetet e brendshme për të nxjerrë bursat dhe mos-akreditimin konsiderojn që është goditja më e rëndë e bërë ndër vite që nga ekzistimi i këtij Universiteti.

Me këtë, studentët duan të mbrojnë imazhin e këtij Universiteti që çdo ditë po shkon drejtë degradimit dhe nuk janë kundër institucionit në fjalë, mirëpo, kundër keq-menaxhimit të bërë ndër vite.

Ne, nuk do të ndalemi deri në plotësimin e kërkesave tona që shkon në vlerë dhe imazh të Universitetit.