Arsim & Kulturë

Studentët e Muzikologjisë të AAB-së sjellin “Bareshën” nga karantina

Në këtë kohë pandemie,  Kori i studentëve të Fakultetit të Muzikologjisë të Kolegjit AAB, sot interpretuan në mënyrë të mrekullueshme këngën “Baresha” nga këngëtarja tashmë e ndjerë, Nexhmie Pagarusha.

Nën udhëheqjen e prof. Adhurim Rasimit dhe me angazhimin maksimal të studentëve kënga “Baresha” u interpretua virtualisht dhe rezultoi me sukses.

Kjo iniciativë erdhi nga gjendja e krijuar nga pandemia Covid-19, ku jo vetëm që ka kapluar vendin tonë por tërë botën./GazetaKNN/