Arsim & Kulturë

Studentët e Kolegjit AAB, sjellin ekspozitën e parë virtuale të studentëve në Kosovë

Studentët e  Fakulteteve të Arteve të Kolegjit  AAB u bënë pjesë e ekspozitës ndërkombëtare virtuale “Can’t quarantine art”, duke sjellë kështu për herë të parë ekspozitën virtuale të studentëve në Kosovë.

Kjo iniciativë nga studentët e AAB-së ka ardhur si rezultat i situatës në të cilën gjendemi, nga pandemia Covid-19, ku me këtë nismë padyshim që Kolegji AAB edhe kësaj here dëshmon se vendos trende të reja në fushën e arsimit të lartë në Kosovë dhe rajon.

Ekspozita “Can’t quarantine art” është e vendosur në një Galeri Virtuale Ndërkombëtare, ku ekspozojnë artistë të famshëm ndërkombëtarë. Në këtë ekspozitë janë të ekspozuara 50 punime të studentëve të vitit të parë dhe vitit të dytë të drejtimit Dizajn Grafik dhe Arte Vizuele të  Kolegjit AAB. 50 punimet digjitale të studentëve, të udhëhequr nga profesori Besim Mikullovci, janë në zhanrin New Media Arts, të punuara në zhanret Digital Painting, Mixed Media Arts, etj.

Ekspozita do të jetë e hapur deri me 04 maj 2020 dhe mund ta gjeni në:

Ekspozita virtuale

"Can't quarantine art"

Ekspozita "Can't quarantine art" shënon një kthesë në mënyrën e të ekspozuarit të artit vizuel në Kosovë, duke sjellë artin përmes një galerie virtuale te secili prej nesh.Vizitojeni në: https://aab-edu.net/ekspozitavirtuale/

Posted by Kolegji AAB on E enjte, 9 April 2020

the authorGazetaKNN