Arsim & Kulturë

Studentët e Kolegjit AAB ofruan shërbime infermierore falas për qytetarët (Video/Foto)

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për të shënuar ’12 Majin” – Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë, studentët e Fakultetit të Infermierisë të Kolegjit AAB të drejtuar nga profesorët e tyre, ofruan shërbime infermierore falas për qytetarët.

Këto shërbime, studentët e Kolegjit AAB i ofruan në pothuajse të gjitha qytetet e Kosovës, si: Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, si dhe në qytete të tjera.

Shërbimet falas nga të cilat përfituan qytetarët ishin: matja e shtypjes së gjakut, matja e sheqerit në gjak, matja e peshës trupore si dhe këshilla të tjera shëndetësore, varësisht prej interesimit të qytetarëve.