Aktuale

Strugë: Parkimi i parregullt rrezikoi jetën e qytetarëve

Zjarri i djeshëm që kaploi tre shtëpi në qendër të Strugës, nxori në pah dëmin dhe rrezikun e madh që shkakton parkimi i parregullt i automjeteve në rrugica të ngushta dhe në rrugë ku nuk lejohet ndalimi dhe parkimi

Automjetet e zjarrfikësve e kishin të pamundur të afrohen pranë vatrës së zjarrit për të intervenuar në mënyrë efikase, ngase rrugët ishin bllokuar me makina të parkuara vend e pa vend. Kjo situatë pamundësoi shuarjen e menjëhershme të zjarrit duke lejuar atë të zgjerohet edhe në disa objekte të tjera përreth, por edhe duke rrezikuar jetët e banorëve aty pranë, shkruan ina. Disa automjete me forcë u tërhoqën zvarrë nga parkimet e tyre rreth objekteve ku ishte zjarri për të liruar hapësirën për zjarrfikësin, madje disave u desh t’ju thyhet xhami për ti tërhequr dhe për ti shpëtuar nga djegia.

Fenomeni i parkimit të papërgjegjshëm në Strugë, tashmë po merr masa të mëdha sidomos gjatë sezonit, ndërsa policia edhe pse ka shtuar forcat e rendit, nuk po jep rezultatet e nevojshme.