Shëndetësi

Stresi në shtatzani përshpejton edhe plakjen e qelizave të fëmijës

Edhe pse nuk na pëlqen të gjithë do të plakemi një ditë, por jo të gjithë plakemi njësoj. Pra ka njerëz që arrijnë të duken tepër të rinj për një kohë më të gjatë.

Përse ndodh kështu?

Tashmë është arritur të tregohet se në lidhje me këtë ndikojnë faktorë të ndryshëm, pra disa prej tyre ndikojnë në përshpejtimin e plakjes dhe disa në mbrojtjen e qelizave nga plakja.

Në studim 300 nëna me fëmijët e tyre

Nënat janë pyetur në lidhje me stilin e jetesës në shtatzani si edhe nëse kanë përjetuar situata stresi gjatë saj. Janë mbledhur edhe të dhënat në lidhje me babain apo problemet psikologjike të nënës. Më pas janë analizuar pështyma si edhe kordoni ombelikal i bebes në mënyrë që të bëhej vlerësimi i ADN të fëmijës. Janë studiuar kryesisht përmasat e telomerëve, të cilët janë pjesë e materialit gjenetik që shkurtohen me plakjen e qelizës.

Është nxjerrë përfundimi se telomerët ishin më të shkurtër tek fëmijët që kishin ardhur në jetë nga nënat e stresuara. Madje këta telomerë do të ishin më të shkurtër se ata të fëmijëve që kishin ardhur në jetë nga nënat duhanpirëse. Mjekët si pasojë e kësaj këshillojnë që nëna të qëndrojë sa më larg faktorëve stresues në shtatzani pasi kjo ka efekte edhe në shëndetin e fëmijës dhe pasojat negative do të vihen re në të gjitha fushat e zhvillimit të fëmijës.