Fero ka folur për reperin Stresi.
Reperi i njohur, Stresi prej disa muajsh është në qeli pas një kontrolli të befasishëm nga policia.
Atij iu gjetën një armë pa leje dhe një sasi e vogël kokaine. Por që nga ajo ditë reperi nuk ka dalë nga qelia.
Drejt tij kanë ardhur shumë mbështetje, ku një nga persona më të rëndësishëm për të, e fejuara Kejsi, nuke ka braktisur për asnjë moment.
Por së fundmi për Stresin ka ardhur edhe një mbështetje nga Kosova.
Bëhet fjalë për reperi Fero.
Ai ka xhiruar veten teksa dëgjon një nga hitet e Stresit dhe pranë videos së tij ka shkruar: “Lironi Stresin”, duke treguar kështu që është një adhurues i muzikës së tij.