“Të du mom” titullohet kënga e reperit Stresi këtë edicion të Këngës Magjike.
Reperi nuk do të performojë këtë vit pasi ndodhet në burg.
Nëna e tij kishte dje në mbrëmje ditëlindjen dhe megjithëse ai ndodhet pas hekurave, ka gjetur një mënyrë për ta uruar.
Stresi i ka dedikuar të ëmës fjalë shumë prekëse në postimin e tij të fundit në Instagram.
Ai shkruan:
E shtrenjta ime mom ,gezuar ditelindjen!!! Megjithse nuk jam prane teje sot fizikisht me shpirt me ke gjithmon prane, ti e di qe je dashuria ime me e madhe qe un kam!”.