Reperi Stresi është futur sërish në telashe me policinë.
Javën e kaluar ai është dërguar në paraburgim pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në një bandë kriminale, shkruan lajmi.net
Para pak ditësh nëna e reperit ka konfirmuar gjatë një interviste se djali i saj është në burg madje në emisionin ‘Kjo javë’ ajo tha se ka bërë gati padinë për gjykatë, për prishje të etikës dhe privatësisë.
“Dje mori masën ‘arrest me burg’. Ai ndodhet në Fushë-Krujë. Do ta vizitojmë në ditët në vijim. Kam një padi civile. Atë do ta paraqesë Stresi për prishjen e etikës dhe privatësisë. Ai ka ankimuar vendimin e gjykatës dhe anashkalimin e tij”, ka thënë ajo.
Ndërsa sot, pas katër ditësh kur doli kjo deklaratë, reperi shqiptar u lajmërua nga burgu duke publikuar një fotografi të shkëputur nga klipi dedikuar nënës.
Kënga ‘Të du mom’, e cila e riktheu në ‘Kënga Magjike’ në garë për ta fituar një çmim, ka arritur gati 1 milion klikime në Yotutube.
‘’Faleminderit të gjithëve’’ ka shkruar ai pranë postimit ndërsa kujtojmë se Gjykata nuk ka marrë ende vendimin final./Lajmi.net/