Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha në Bruksel, pas takimit me kryeministrin serb, Aleksandar Vucic, se “shpreh keqardhje për viktimat e pafajshme” gjatë bombardimit të RFJ-së (Serbia dhe Mali i Zi) në vitin 1999 dhe theksoi se qëllimi i fushatës së bombardimeve të NATO-s ishte “për të mbrojtur civilët”, që pati sukses.
Stoltenerg tha se NATO respekton neutralitetin ushtarak të Serbisë dhe shprehu keqardhje për viktimat e pafajshme të fushatës së NATO-s, bombardimit të Jugosllavisë së atëhershme, raporton agjensia Tanjug.
Sekretari i përgjithshëm i Alencës e filloi konferencën e përbashkët për shtyp me Vucic në Bruksel me përshëndetjen “mirë dita” në gjuhën serbe, duke theksuar se Serbia është në zemër të Ballkanit, e cila është në zemër të Evropës, dhe se në mënyra të ndryshme kontribuon në stabilitetin rajonal.
Ai tha se kishte një takim të shkëlqyer me kryeministrin Vucic.
Ai tha se NATO-ja respekton vendimin sovran të neutralitetit ushtarak të Serbisë.
Stoltenberg gjithashtu rikujtoi se qëllimi dhe objektivi i fushatës ajrore të NATO-s në vitin 1999 ka qenë mbrojtja e civilëve, që përfundoi me sukses.
“Humbja e jetës së njerëzve të pafajshëm është një tragjedi dhe për këtë arsye më vjen shumë keq”, ka thënë shefi i NATO-s.
Duke deklaruar se Vucic është i mirëseardhur në selinë e NATO-s, ai tha se Kryeministri serb kishte një takim të shkëlqyeshëm me përfaqësuesit e Këshillit të Atlantikut dhe ky është takimi i parë i Kryeministrit me atë organ.
“Ne patëm një takim të shkëlqyeshëm me Këshillin, dhe kjo tregon se ne jemi duke punuar në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe Serbisë. Unë jam krenar për miqësinë me ju andaj ju falënderoj që jeni këtu. Ne diskutuam për çështje të ndryshme, duke përfshirë sfidat tona të përbashkëta të sigurisë”, tha Stoltenberg.
Ndërsa Vucic, nga ana e tij, ka thënë se Serbia është ushtarakisht neutrale, por dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me NATO-n, sepse pa këtë bashkëpunim nuk ka paqe dhe stabilitet në rajon, ndërsa paqja dhe stabilitetit në rajon janë parakusht për rritje të mëtejshme ekonomike dhe prosperitetin e Serbisë./GazetaExpress/.