Rajon & Botë

Stoltenberg e Trump flasin për të ardhmen e NATO-s

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ka pasur një bisedë pozitive me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të ardhmen e aleancës ushtarake perëndimore.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ka pasur një bisedë pozitive me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të ardhmen e aleancës ushtarake perëndimore.

Në një deklaratë të NATO-s thuhet se Stoltenberg ka biseduar në telefon me Trumpin dhe i ka uruar fitoren në zgjedhje.

Deklarata tha se Stoltenberg ka falënderuar Trumpin për “ngritjen e çështjes së shpenzimeve të mbrojtjes gjatë fushatës, e cila ka qenë prioritet kryesor për sekretarin e përgjithshëm që nga emërimi i tij në vitin 2014”.

“Dy liderët janë pajtuar se është bërë përparim në ndarjen më të drejtë të barrës, porse duhet të bëhet ende”, thuhet në deklaratë.

Në Evropë ka shqetësime me deklaratat e Trumpit, të bëra gjatë fushatës për Shtëpinë e Bardhë. Ai ka thënë se NATO është “e vjetëruar” dhe se SHBA mund të ndalojë mbrojtjen për aleatët nëse ata nuk i rrisin shpenzimet për mbrojtje.