Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës nga Lista Serbe, Branimir Stojanoviq, tha se një votim i sotëm për Projektligjin e “Trepçës”, mund të sjellë që deputetët serbë të bojkotojnë çdo votim të Kuvendit.
“Në këtë situatë të krijuar, mund të vijmë në një situatë, ku ne nuk do të marrim më pjesë në asnjë votim që do të bëhet në Kuvendin e Kosovës”, ka paralajmëruar Stojanoviq.
Këto deklarata ai i ka bërë sot, gjatë mbledhjes në seancën e jashtëzakonshme të katër komunave serbe në Zveçan, raporton “lajmi.net”.
“Situata e krijuar është e papranueshme. Vendimi për Trepçën nuk është ekonomik, por politik”, ka thënë Stojanoviq.