Aktuale

Stavileci tregon arsyen e largimit nga puna të rreth 300 punëtorëve nga KEDS-i

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci ka raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane.

Gjatë raportimit të tij, Stavileci u pyet nga anëtarja e komisionit Donika Kadaj Bujupi për largimin e siç tha ajo 300 punëtorëve nga KEDS-i, qe nga privatizimi i kësaj kompanie.

Stavileci tha se arsyeja e largimit të punëtorëve është skadimi i kontratave të punës.

Ministri Stavileci u pyet edhe për çështje të tjera si energjia, licensa e “envadity” etj./KosovaPress/