Përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe ata të bizneseve kanë deklaruar për gazetën “Epoka e Re: se shndërrimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forcën e Armatosur të Kosovës (FAK) Armatosur të Kosovës (FAK) është determinues i tërheqjes së investimeve të huaja, sepse kështu dërgohet mesazhi se vendi ynë është i sigurt dhe i mbrojtur nga provokimet e ndryshme.
Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Blerand Stavileci, ka thënë për gazetën “Epoka e Re” se siguria është një ndër elementet kryesore që ndikon në tërheqjen e investimeve të huaja. Andaj, sipas tij, krijimi i Forcës së Armatosur të Kosovës dërgon mesazh sigurie tek investitorët.“Krijimi i Forcës së Armatosur të Kosovës është një indikator që do të ndikojë edhe në agjendën ekonomike si dhe në imazhin ekonomik. E themi këtë bazuar në faktin se në literaturën ekonomike janë dy faktorë potencialë që ndikojnë në tërheqjen e IHD-ve, e që janë siguria dhe normat e ulëta të interesit.
Andaj, bazuar në këtë mund të themi se për investitorë të huaj, të cilët janë të interesuar të investojnë në Kosovë, krijimi i Forcës së Armatosur do t’ua dërgojë edhe një mesazh të qartë se në Kosovë ekzistojnë kushte të sigurisë dhe ka klime të të bërit biznes”, ka deklaruar Stavileci.Edhe deputeti AAK-së, njëherësh anëtar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Rrustem Berisha dhe kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka thënë se shndërrimi i FSK-së në ushtri do të përçojë mesazh të sigurisë tek investitorët e huaj.
Stavileci: Shndërrimi i FSK-së në ushtri, mesazh sigurie për investitorët e huaj
