Kuriozitete

Stambolli shfuqizon protokollin e binjakëzimit me Roterdamin

Qyteti i Stambollit ka shfuqizuar sot protokollin e binjakëzimit me qytetin holandez Roterdam.

Kuvendi i Qytetit në seancën e sotme unanimisht ka votuar vendimin me të cilin shfuqizohet protokolli i nënshkruar më parë për binjakëzimin me Roterdamin, raporton AA.

Ky hap i autoriteteve të qytetit të Stambollit, erdhi pas ngritjes së tensioneve mes dy vendeve, pasi Holanda nuk ka lejuar pjesëmarrjen e ministrave turq në takime publike me qytetarët e Turqisë që jetojnë në Holandë, transmeton KosovaPress.