Rajon & Botë

Stamboll: Një makinë-bombë shpërtheu pranë stadiumit, 20 të plagosur

Një makinë-bombë jashtë stadiumit të Beshiktashit në qendër të Stambollit, ka lënë të plagosur të paktën 20 persona, përfshirë këtu shumë policë.

Shpërthimi ka ndodhur disa orë pas përfunditmit të ndeshjes Beshiktash-Bursaspor ka thënë minsitri i brendshëm turk, Suleyman Soylu, shkruan Guardian, transmeton Express. Policia ka rrethuar rrugët që çojnë tek stadiumi “Vodafone Arena” që është shtëpia e ekipit Beshiktash.

Dëshmitarët kanë treguar se përveç veturës e cila, si duket ka eksploduar, pas këtij shpërthimi janë dëgjuar të shtëna armësh.

Ministri Soylu, duke folur në parlament, ka thënë se të paktën 20 persona janë plagousr dhe se indikacionet e para thonë se makina bombë kishte pasur për cak një autobus që po barte policinë speciale.

“Mendohet se një makinë bombë ka qenë në pikën ku forcat tona speciale kanë qenë të vendosura dhe menjëherë pasi ka përfunduar ndeshja, pikërisht në daljen e fansave të Bursaspor dhe makina ka shpërthyer pasi fansat janë larguar”, ka thënë ministri Soylu.

Angjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu, raporton se për këtë ngjarje është njoftuar kryeministri turk, Binali Yildirim dhe guvernatori i Stambollit, Vasip Sahin.

Ekipi i Bursasport përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se fatmirësisht asnjëri nga fansat e tyre nuk është lënduar.

Raportimet e para flisnin për dy shpërthime me bombë dhe për të shtëna armësh. Akoma nuk dihet se kush qëndron pas këtij sulmi./GazetaExpress/