Aktuale

Stabiliteti në Kosovë, i domosdoshëm për sigurinë në rajon

Kanë filluar punimet e seminarit të 93-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Prishtinë.

Kryesues i Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti tha se organizimi i mbledhjes në Prishtinë, u përcjell të gjitha vendeve të rajonit se stabiliteti në Kosovë nuk është vetëm i nevojshëm por edhe i domosdoshëm për sigurinë në rajon dhe me gjerë./KosovaPress/