Zyra e Presidentit në një përgjigje për media ka sqaruar se edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh lider i Vetëvendosjes, e kishte konfirmuar takimin e sotëm me presidentin Thaçi në orën 13:00.
Ky takim, sipas Zyrës së Presidentit, është anuluar pak minuta para orës 13:00, shkruan lajmi.net.
“Po, sot ka qenë i konfirmuar edhe takimi me kryeministrin Kurti, njëherësh lider i Vetëvendosjes. Ky takim është anuluar vetëm pak minuta para orës 13:00”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentit.