Rajon & Botë

Spiunët rusë akuzohen për sulmin kibernetik kundër Yahoo-s

Autoritetet amerikane akuzuan sot shërbimet sekrete ruse FSB, si përgjegjëse të një sulmi kibernetik masiv kundër grupit të internetit Yahoo, duke shtuar një provë të re në akuzat për ndërhyrjet ruse në sistemet informatike të SHBA-ve.

Ministria amerikane e Drejtësisë njoftoi në total katër të akuzuar për këtë sulm, që kishte nisur në vitin 2014 dhe është konsideruar si një nga më të mëdhenjtë të realizuar ndonjëherë në botë, me të paktën 500 milionë llogari përdoruesish të kompromentuar dhe informacione të vjedhura që kanë zgjatur deri në vitin 2016.

Dy prej të akuzuarve janë spiunë të FSB-së, trashëgimtari i KGB-së, Dmitri Dokuçajev dhe Igor Sushçin, të akuzuar nga ministria se kanë mbrojtur, drejtuar, lehtësuar dhe paguar piratët informatikë kriminalë për të mbledhur informacione nga ndërhyrjet komjuterike në SHBA dhe gjetkë.