Aktuale

Spitali i Pejës rrezikon të mbetet pa mjekë

Smajl Avdimetaj, pas 17 vjet pune në Spitalin Rajonal të Pejës, kardiolog koronar, do të jetë mjeku i parë që do të pensionohet më 2017.

Megjithëse shkuarja e tij në pension, do linte një zbrazëtirë profesionale në koronare, nuk do të ishte aq shqetësuese për drejtues të këtij spitali, po të ishte vetëm ai që do përshëndetej me punën,shkruan sot Koha Ditore.

Kur të pensionohet kardiologu Avdimetaj në muajin maj, ai do e ngrehë “këmbën zhag” dhe pas tij brenda 4 – 5 vjetësh në vazhdim, do të pensionohen më tepër se gjysma e mjekëve specialistë në secilin repart. E në këto reparte, që nga viti 1979 kur është hapur spitali i përgjithshëm në Pejë, sheh kryesisht fytyrat e njëjta mjekësh.

Mjekë të ri janë të rrallë dhe aktualisht sipas drejtorit mjekësor të spitalit, Muhamet Haliti, mosha mesatare e 106 mjekëve specialistë në 18 reparte të spitalit, është 55 vjeç.