Qytetarët që banojnë në banesat prapa Bibliotekës Kombëtare, apo te ish restorant “Rugova”, sonte janë përballur me zhurmë dhe tym të paparë nga ndezja e fishekzjarrëve.
Duket se shkak i ndezjes së tyre të ketë qenë mbajtja e një koncerti pranë Bibliotekës Kombëtare, por banorët që jetojnë në këtë pjesë, nuk munden t’i kënaqen koncertit, pasi u përballën tym të shkaktuar nga ndezja e fishekzjarrëve, shpërthimi të cilëve u dëgjua për dhjetëra minuta.
Në fillim të ndezjes së fishekzjarrëve jepej një spektakël i mirë, por kur ato vazhduan për minuta të tërë, thuajse asgjë nuk shihej më nga tymi i madh, të cilin janë detyruar ta thithin edhe banorët e ndërtesave që gjenden aty, raporton KosovaPress.
Për më shumë shikojeni fotot: