Aktuale

Specialja fton edhe një ish komandant të UÇK-së për intervistim

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Behat Basha.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

“Sot mora lajmin për thirrjen e komandantit Nehat Basha nga gjykata speciale. Edhe ky i nderuar do të dali faqebardhë si çdo luftëtar i drejt i UÇK-së”, ka thënë Gucati.  /FaktePlus