ShowBiz

Spears në lidhje të re (Foto)

Derisa shumë figura publike në çdo mënyrë përpiqen të fshehin jetën private, veçanërisht emocionale, Britney Spears absolutisht nuk dëshiron të fshehë lumturinë që ka gjetur në një marrëdhënie të re.

Ylli britanik u shfaq në një lojë basketbolli në shoqërinë e fëmijëve të tyre, por edhe të dashurin e ri Sam Asgari.

Duke gjykuar nga fotografitë e paparaci, këngëtarja 35-vjeçare ka lënë pas dore lojën në terren dhe gjatë gjithë kohës kishte vëmendjen tek i dashuri i saj, transmeton KosovaPress.

Edhe pse ajo e dinte se fotografët po e xhironin, Spears nuk rezistoi të puthë të dashurin e saj, Sam 23-vjeçar, duke konfirmuar raportet e mëparshme të medias se ai është në kontakt me të.

Ata u takuan gjatë vitit 2016 për të regjistruar këngën e saj “Slumber Party”, dhe shpejt u bënë simpatizantë. Atëherë manekini i bukur i dha Spears një numër telefoni.

“Ai është shumë i ëmbël. Kështu që unë e ftova për një takim dhe që nga atëherë jemi së bashku”, ka thënë këngëtarja për US Weekly, transmeton KosovaPress.