Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë Oliver Spasovski, tri ditë para zgjedhjeve, në një intervistë për CIVIL Media, flet për gatishmërinë e policisë së Maqedonisë për sigurinë e plotë të procesit zgjedhor.
Ai thotë se MPB ka në dispozicion Listën e Votuesve ose “fantazmat”, dhe sipas kësaj, çdo tentim të personave nga jashtë, të cilët nuk janë banorë të Republikës së Maqedonisë, që të bëjnë keqpërdorime dhe të votojnë me dokumente të huaja dhe të falsifikuara të identifikimit, seriozisht do të ndëshkohet, në pajtim me rregullativën ligjore.
Sa u përket thashethemeve se struktura të caktuara në ditën e zgjedhjes ka mundësi të shkaktojnë incidente, ministri Spasovski porosit se policia menjëherë do të intervenojë dhe do t’i parandalojë të gjitha tentimet për pengim të angazhimit për zgjedhje të drejta, demokratike dhe të besueshme, të cilat kanë rëndësi historike për vendin dhe të cilat duhen në mënyrë të sigurt ta hapin rrugën drejt Evropës.
Ai është kategorik në qëndrimin e tij se policia do të veprojë edhe pas paraqitjes ex officio, me qëllim që të parandalojë parregullsi zgjedhore dhe apelon deri te qytetarët që të mos dorëzohen para presioneve dhe kushtëzimeve, por t’i paraqesin ato në MPB./CIVIL Media/