Spanjollët mund t’i drejtohen kutive të votimit për herën e tretë brenda një viti.
Kështu ka deklaruar kryeministri i këtij vendi Mariano Rajoy.
Dy partitë më të mëdha në Spanjë që shtatë muaj janë duke negociuar por akoma nuk kanë rënë dakord për formimin e qeverisë së re, shkruan Gazeta Express.
Partia Socialiste po refuzon që të mbështesë partinë më të madhe Partinë Popullore. Zgjedhjet në Spanjë janë mbajtur në dhjetor të vitit të kaluar dhe në qershor por asnjë parti nuk ka arritur shumicën e nevojshme për të formuar e vetme qeverinë.
Kryeministri spanjoll Rajoy, ndonëse ka paralajmëruar se zgjedhje të reja mund të mbahen ai thotë se nëse edhe njëherë spanjollët detyrohen t’i drejtohen kutive të votimit do të ishte e “pakuptimtë”.
Partia Popullore e kryeministrit Rajoy ka kërkuar nga partia e dytë që të ndihmojë në zgjidhjen e krizës politike./GazetaExpress/