Rajon & Botë

Spanjë-Votohet për zgjedhjet legjislative

Sot u hapën qendrat e votimit në Spanjë për zgjedhjet legjislative të dyta që prej dhjetorit, që organizohen pas gjashtë muaj bllokim politik dhe që vijnë menjëherë pas tërmetit të Brexit.

Pak më shumë se 36 milionë votues do të votojnë deri në orën 20:00 (18:00 GMT) për të shprehur nëse dëshirojnë mbajtjen në pushtet të së djathtës ose nëse preferojnë një ndryshim të mishëruar nga koalicioni i së majtës radikale “Unidos Podemos” (Të bashkuar mundemi). /AFP/