Rajon & Botë

Spanja do të bllokojë referendumin për pavarësinë e Katalonisë

Zëdhënësi i Qeverisë spanjolle Inigo Mendes de Vigo njoftoi të premten se qeveria do të bllokojë çdo tentim të procesit të mëtejmë për pavarësinë e Katalonisë, pasi lideri i këtij rajoni Karles Puxhdemon paralajmëroi se më 1 tetor do të mbahet referendumi për shkëputje, transmeton Reuters.

“Ndaj çfarëdo hapi që do të vijë pas këtij njoftimi, qeveria me siguri do të bëjë ankesë. Referendumi nuk do të mbahet pasi që është i paligjshëm”, tha Mendes de Vigo për media, transmeton KosovaPress.