Rajon & Botë

Spanja shënon rritje të numrit të viktimave të virusit

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Spanjë nga koronavirusi kanë vdekur 184 persona, tetë më shumë se një ditë më parë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Pas rasteve të reja, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga Covid-19 shkoi në 27,104. Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe mbi 600 raste të reja të infektimeve dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 228,691 persona.

Shifrat e reja u publikuan në kohën kur dy burime brenda Ministrisë së Jashtme të Spanjës thanë se autoritetet po planifikojnë t’i mbajn të mbyllur kufijtë për udhëtarët e huaj deri në korrik si përpjekje për ta parandaluar një valë të dytë të virusit.

Kufijtë tokësorë me Francën dhe Portugalinë kanë qenë të mbyllur që nga shpallja e gjendjes emergjente në mesin e marsit, duke ndikuar në ndërprerjen e aktivitetit ekonomik dhe sjelljen e krizës në sektorin e turizmit.

Spanja ka filluar t’i lehtësojë masat e izolimit për banorët e vet, por ka marrë vendim që t’i vendosë në karantinë dyjavore të ardhurit nga vendet e tjera për ta shmangur hyrjen e personave të infektuar pa u vërejtur.

Gjendja e jashtëzakonshme është e planifikuar të përfundojë më 24 maj, por afati i saj mund të shtyhet, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

the authorGazetaKNN