Rajon & Botë

Spanja shënon rritje të lehtë të viktimave të virusit për 24 orë

Gjatë 24 orëve të kaluara, Spanja i ka shënuar 430 të vdekur nga koronavirusi. Kjo shifër është pak më e lartë se një ditë më parë, kur u regjistruan 399 viktima.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 21,282, kurse numri i të infektuarve në 204,178. Për fat të mirë, mbi 82 mijë të infektuar janë shëruar, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Spanja është vendi i tretë në botë me më së shumti viktima të Covid-19 pas Shteteve të Bashkuara dhe Italisë, ndërsa e zë vendin e dytë për numrin e të infektuarve pas ShBA-së.

Qeveria pritet që gjatë ditës së sotme të publikojë hollësi për të drejtën që fëmijët të dalin jashtë. Megjithatë, një zyrtar i lartë shëndetësor ka thënë se ata nuk do të lejohen të luajnë në rrugë apo në parqe.

Mbi 30 mijë pjesëtarë të stafit mjekësor janë infektuar me koronavirus në Spanjë. Kjo shifër përbën 15 për qind të të gjithë punëtorëve shëndetësorë. 26 prej tyre kanë vdekur.

the authorGazetaKNN