Rajon & Botë

Spanja shënon rritje të lehtë të numrit të viktimave për 24 orë

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Spanjë janë shënuar 331 viktima të koronavirusit, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij shteti.

Shifra e re ishte më e lartë se numri i viktimave që u konfirmuan një ditë më parë – 288. Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve në Spanjë shkoi në 23,521.

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe rreth 1,800 raste të reja të infektimeve dhe shifra e përgjithshme shkoi në 209,465, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Me këto statistika, Spanja vazhdon të mbetet në vendin e tretë në botë për numrin më të madh të viktimave të Covid-19, pas Shteteve të Bashkuara dhe Italisë, ndërsa në vendin e dytë sa i përket numrit të të prekurve, pas ShBA-së, e cila ka gati pesë herë më shumë të infektuar se Spanja.

Qeveria spanjolle ka filluar t’i largojë disa prej masave kufizuese. Fëmijët spanjollë tashmë kanë të drejtë të dalin jashtë nga një orë në ditë nën mbikëqyrjen e të rriturve.

the authorGazetaKNN