Rajon & Botë

Spanja shënon rënie të numrit të viktimave për 24 orë

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Spanjë janë regjistruar 301 të vdekur nga koronavirusi, 30 më pak se një ditë më parë.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave të Covid-19 në këtë shtet shkoi në 23,822, ndërsa numri i të infektuarve në 210,000.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, sot do të japë shpjegime për planin e Spanjës për të dalë nga izolimi, për të cilin është thënë se do të jetë gradual dhe josimetrik, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Ministri i shëndetësisë, Salvador Illa, ka sugjeruar që lehtësimi i masave të bëhet ngadalë dhe me grupe të ndryshme të njerëzve, duke caktuar orare të ndryshme të daljes për perosnat e moshuar dhe për familjet me fëmijë.

Duke filluar nga e diela e kaluar, fëmijët spanjollë u lejuan të dalin jashtë nën shoqërimin e të rriturve, ndërsa nga kjo e shtunë, të gjithë do të kenë të drejtë të dalin jashtë për të bërë ushtrime.

Sipas disa hulumtimeve përmes aplikacioneve në telefona, shumica e spanjollëve i ka respektuar masat kufizuese. Rreth 95 për qind e tyre nuk kanë dalë nga lagjja, ndërsa 30 milionë persona nuk kanë shkuar më larg se 500 metra nga shtëpitë e tyre.

the authorGazetaKNN