Rajon & Botë

Spanja shënon numrin më të vogël të vdekjeve nga virusi në gati dy muaj

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Spanjë nga koronavirusi kanë vdekur 143 persona, 36 më pak se një ditë më parë. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.

Kjo është shifra më e ulët ditore e viktimave që nga mesi i muajit mars, në bazë të statistikave zyrtare, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve me shifrën e re shkoi në 26,621, duke bërë Spanjën vendin e tretë më të prekur në Evropë.

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe rreth 800 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 224,390 persona. Kjo shifër e vendos Spanjën në vendin e dytë në botë, pas Shteteve të Bashkuara.

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, numri i të infektuarve me Covid-19 në mbarë botën ka shkuar në mbi 4 milionë e 38 mijë persona, ndërsa gati 280 mijë kanë vdekur.

the authorGazetaKNN