Banka qendrore e Spanjës sot ka ngritur vlerësimin e rritjes ekonomike në vend për këtë vit në 3,1 për qind nga 2,8 për qind, duke përmendur si arsye kërkesat e shtuara të konsumatorëve dhe ngritjen e importit.
Po ashtu, Banka qendrore ka ngritur vlerësimin për rritje në vitin e ardhshëm në 2,5 për qind nga 2,3 për qind sa ishte më herët, transmeton AP.