Spanja do të suspendojë autonominë e Katalonisë nëse udhëheqësi nuk heq dorë nga kërkesa për pavarësi ka thënë deputetja spanjolle.
Qeveria e Katalonisë ka insistuar që nuk do t’i plotësojnë kërkesat e Madridit pas votimit të shkëputjes së bisedimeve, shkruan BBC.
Janë mbajtur protesat për dënimin e dy udhëheqësve të separatistëve sikurse janë Jordi Sanchez dhe Jordi Cuixart, të cilët po mbahen të burgosur përderisa ata ende janë duke u hetuar.
Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy është në dijeni për gjendjen aktuale por fakti që ai dhe qeveria e tij publikisht po diskutojnë për e ndërrimin e Nenit 155, tregon se sa të turbulluara janë marrëdhëniet në mes Madridit dhe Katalonisë, transmeton Kosova Press.
Sanchez dhe Cuixart po hetohen për protestën e mbajtur me 20 shtator në të cilën turma kishte bllokuar offcerët civilë në një ndërtesë në Barcelonë, regjionin e Katalonisë.