Aktuale

Spahiu: Nuk shoh ardhmëri të ndritur për Kosovën

Publicisti Nexhmedin Spahiu, nuk sheh ndonjë të ardhme të ndritur për Kosovës as në vitet në vijim.

“Njerëzit tanë do të kenë suksese, por nuk po e shoh ndonjë ardhmëri të ndritshme të Kosovës as pas 20 apo 30 viteve, kur Kosova do të jetë anëtare e komitetit evropian dhe kur shumë shqiptarë do të jenë të famshëm në botë, prapë rrugët në Prishtinë do të jenë me baltë e do të ketë korrupsion dhe do të ketë gjëra që ne nuk i duam, e që duam t’i largojmë nga shoqëria jonë.

Nuk do të ketë sukses për shkak të disa vetive që i kemi si individë dhe si shoqëri”, ka thënë Spahiu i ftuar në Zonën e Debatit.