Aktuale

Sot zhvillohet takimi i dytë i qeverisë Rama

Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during a press conference announcing the candidate status for Albania to the European Union in Tirana on June 24, 2014. Albania cleared the first hurdle on its long path to European Union membership on June 24, with the EU granting candidate status on the country's fourth try. Albania has failed to win the coveted status three times since 2009. AFP PHOTO / STRINGER (Photo credit should read STRINGER/AFP/Getty Images)

Ditën e sotme zhvillohet takimi i dytë informal i qeverisë Rama, i cili do të nis në orën tetë të mëngjesit dhe do të zhvillohet në një restorant në Llogara, shkruan balkanweb.

Mbledhja informale nisi që ditën e djeshme për të vijuar sërish sot, ndërsa në tqë morrën pjesë edhe kryetari i sapozgjedhur i parlamentit, Gramoz Ruci dhe kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla, shkruan gazeta Shekulli.Janë zbuluar edhe pikat e diskutimit të këtij takimi dy ditor të qeverisë së re, të cilat janë:

1. Ndarja të kompetencave
2. Rrëgullimi i 104 drejtorive në varësi
3. Shperndarja e godinave ministrore
4. Pergatitja e kuadrit ligjor që bën të mundur zbatimin e skemës së re qeverisëse
5. Hartimi i programit qeverisës që miratohet në parlament së bashku me votëbesimin e qeverisë.
6. Drejtimi i 5 komisioneve parlamentare nga PS (5 kryetarët dhe shpërndarja e anëtarëve).