Sport

Sot zhvillohen tre ndeshje të Superligës (Foto)

Superliga e Kosovës në futboll këtë fundjavë do të zhvillojë xhiron e pestë të sezonit 2017/18

Skuadra e Llapit do të ketë punë shumë të vështirë në xhiron e pestë të Superligës së Kosovës në futboll, kur të pres skuadrën e Besës së Pejës.

Llapjanët në katër ndeshjet e para kanë shënuar dy fitore dhe dy barazime, duke shpresuar që edhe sot të vazhdojnë me këtë ritëm, por në anën tjetër edhe Besa ka treguar paraqitje shumë të mira.

Ndeshje tjetër interesante do të jetë ajo ndërmjet Prishtinës dhe Vllaznisë së Pozharanit, sikurse edhe ajo ndërmjet Flamurtarit dhe Lirisë.

Të tre këto ndeshje zhvillohen nga ora 16:00. /Express/