Aktuale

Sot zgjidhet qeveria e Maqedonisë

Sot Kuvendi i Maqedonisë do të mblidhet për të votuar formimin e qeverisë së re, e cila do të udhëhiqet nga mandatari Zoran Zaev.

Mandatari Zoran Zaev një ditë më parë i parashtroi Kuvendit të Maqedonisë kërkesën për formimin e qeverisë.

Mbledhjen për zgjedhjen e qeverisë së re, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e caktoi në orën 11:00, ndërsa programi dhe përbërja gjithashtu u janë parashtruar deputetëve.