Aktuale

Sot Testit të Maturës i nënshtrohen nxënësit e Ferizajt dhe Gjilanit

Gjithë maturantët nga rajoni i Ferizajt dhe Gjilanit sot do t’i nënshtrohen pjesës së parë të testit të maturës.

Pjesa e parë e këtij testi përbëhet me pyetje nga lëndët gjuhë shqipe dhe gjuhë angleze.

Ministria e Arsimit ka paralajmëruar masa ndëshkimi për të gjithë maturantët dhe administratorët e testit nëse zihen duke kopjuar ose shkelur rregulloren.

Gjatë ditës së djeshme deri sa ky provim është mbajtur në rajonin e Prishtinës janë përjashtuar dhjetëra maturantë, ndërsa janë pezulluar edhe disa administratorë, për shkak se kanë bërë veprime kundër rregullave.

Kurse ministria ende nuk ka arritur të realizoj idenë për të vendosur zhurmues të valëve të telefonit, por thuhet se ato do të vendosen në pjesën e dytë të Testit të Maturës.