Aktuale

Sot shqyrtohet draft-rezoluta për krimet e Serbisë në Kosovë

Gjatë ditës së sotme pritet të shqyrtohet draft-rezoluta për dënimin e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës në Kosovë të shkaktuara nga ana e ish- regjimit shtetëror serb.

Shqyrtimin e kësaj draft-rezolute do të bëjnë anëtarët e Komisionit Ad-hoc të Kuvendit të Kosovës, duke filluar nga ora 11:00.

Draft-rezoluta për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë të shkaktuara nga ana e ish-regjimit shtetëror serb, tanimë ka marrë formën e duhur dhe ka një strukturë të mirëfilltë.

Dje është mbajtur një takim gjithëpërfshirës me ç’rast kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli foli për themelimin e Tribunalit për krimet e Serbisë në Kosovë./FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli