Seanca për konstituimin e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës do të mbahet sot me fillim nga ora 15:00.
Seanca do të kryesohet nga deputeti më i vjetër në moshë, Jahja Koka, shoqëruar nga deputeti më i ri, e që në këtë rast është, deputetja Fjolla Ujkani.
Siç është bërë e ditur seanca e sotme sillon me formimin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.
Pastaj vjen dhënia e betimit të deputetëve e zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të tij.

Kujtojmë që datën për këtë seancë e kishte caktuar presidenti Hashik Thaçi, ndërsa Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e para pak ditëve ka vendosur që kjo seancë të mbahej në orën 15:00, shkruan FaktePlus.

Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit me një epërsi të ngushtë ndaj LDK-së.
Këto dy parti kanë zhvilluar disa takime, si mes grupesh punuese ashtu dhe në nivel liderësh, por marrëveshja ende nuk është arritur. Problem po del të jetë pozita e presidentit./FaktePlus