Aktuale

Sot publikohet Raporti i Institutit të Zvicres për rastin e vdekjes së Astrit Deharit

Familja Dehari do ta pranojë sot raportin apo ekspertizën e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit, i cili ishte gjetur i vdekur në burgun e Prizrenit.

Avokati i familjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi ka njoftuar se sot në Prokurorinë Themelore në Prizren, do ta marrin raportin e Institutit Zviceran të Mjekësisë Ligjore.

“Në Prokurorinë Themelore në Prizren do marrim raportin e Institutit Zviceran të Mjekësisë Ligjore. Unë do të jem aty së bashku me Prindërit e Astrit Deharit”, ka shkruar Gashi në rrejtin social .

Raporti ka ardhur ditë më parë. Atë e ka kërkuar familja Dehari, por nuk i është dhënë nga prokuroria, deri sa ai të përkthehet.

Kujtojmë se aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari ishte arrestuar më 30 gusht të vitit 2016, nën dyshimin se bashkë me aktivistë të tjerë të Vetëvendosjes e sulmuan Kuvendin e Kosovës.

Ai vdiq në rrethana të dyshimta më 5 nëntor të po të njëjtit vit, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.