Aktuale

Sot përurohet rruga në fshatin Stubëll e Epërme

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, do të përurojë përfundimin e punimeve të rrugës në fshatin Stubëll e Epërme në komunën e Vitisë.

Ky projekt infrastrukturor është financuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Vitisë, ka një gjatësi prej 2.5 kilometrash dhe një gjerësi prej 5 metrash./KosovaPress/