Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e hëne, më 3 qershor 2019.
Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të martën, më 4 qershor 2019.
Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Manifestimi fillon në ora 04:11, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga dr. Ejup Haziri- anëtar i Kryesisë së BI të Kosovës.
Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 05:36 minuta të cilit do t’i prij Vedat ef. Sahiti-këshilltar i Myftiut të Kosovës.