Partitë dhe koalicionet që marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, sot përfundojnë fushatën zgjedhore.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), do të mbajë tubimin përmbyllës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare 2016 në sheshin “Iliria” të qytetit të Tetovës.
Rilindja me BESË do të mbajë tubim në sallën e Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Tetovë.
Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRODPMNE do të mbajë tubime në Krushevë dhe Prilep, ndërsa Koalicioni “Për jetë në Maqedoni” do të mbajë tubim në komunën Gazi Babë.
Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi i kryesuar nga Lidhja Demokratike do të mbajë tubim në sheshin “Leptokaria”, ndërsa Koalicioni “VMRO për Maqedoninë”, do të mbajë takim me qytetarë në Komunën Prilep dhe tubim në Manastir.