Aktuale

Sot nis numërimi i votave nga diaspora

Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të nis procesi i numërimit të votave nga dispora.

Këtë e ka bërë të ditur për Fakte Plus zëdhësnsi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi ka thënë se, tashmë është përmbyllur procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme.

“Është përmbyllur procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, ndërsa numërimi i fletëvotimeve të aprovuara do të bëhet sot (e premte, 1 nëntor) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve duke filluar në orën 17:00”, ka thënë Elezi.

Kujtojmë se janë rreth 4,600 pako me fletëvotime nga mërgata, të cilat erdhën me vonesë me postë në Kosovë, ndonëse kishin kaluar në proces të rregullt të votimit përmes postës./FaktePlus