Aktuale

Sot nënshkruhet lista e re e barnave esenciale

Sot mbahet ceremonia e nënshkrimit të listës së re të barnave esenciale, e cila është ndryshuar pas një pune të një grupi ekspertësh.

Në këtë ceremoni do të marrë pjesë ministri në largim i Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe ish-kreyparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli.

Lideri i PDK-së, ka folure dhe dje lidhur me këtë çështje. Ai ka thënë se personat mbi moshën 65 vjeçare do të lirohen nga pagesa për barnat esenciale.