Sot në Akademinë Ushtarake në Shkup do të fillojë kursi për nënoficerë dhe ushtarë profesional që kanë kryer arsimin e lartë dhe të cilët do të bëhen oficerë të ARM-së, transmeton Gazeta Express duke iu referuar MIA-s.
Siç bëhet e ditur nga kjo agjenci, në orën e parë akademike do të flasë edhe ministri i mbrojtjes, Zoran Jolevski.
Përndryshe, me nxjerrjen e oficerëve nga grupi i nënoficerëve dhe ushtarëve profesionist që kanë kryer arsimin e lartë, ministria thotë se tregon përkushtimin e madh për ARM-në, veprim që bëhet më shumë se tetë vite.
Këta kandidatë do të kryejnë kursin tremujorë dhe do të bëhen oficerë në drejtimin e duhur të tyre, si në atë juridik, komesar, teknik, pastaj drejtimin financiar, muzikor dhe të komunikacionit./Gazeta Express/