ShowBiz

Sot në rrjete sociale është shpërndarë një foto ku shihen bashkë gjyshërit e dy këngëtarëve të famshme, Dua Lipa dhe Rita Ora

Një foto e realizuar në vitet e ’50, ku shihen në një pijetore gjyshi i Dua Lipës dhe ai i Rita Orës në tavolinë, nuk ka mbetur pa u komentuar edhe nga ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

“Kur: 1960; Kush: Seit Lipa dhe Besim Sahatçiu. Shumë pak ata do të dinin që mbesat e tyre do të bëheshin super yje në mbarë globin. ❤️ DUA Lipa and RITA Ora ❤️❤️ @RitaOra @DUALIPA”, ka shkruar Vlora.

Më parë shumë media kanë shkruar se pavarësisht se dy familjet njihen shumë kohë më parë me njëra-tjetrën, dy këngëtaret nuk kanë raporte të mira në mes vete.

Madje për këtë kishte raportuar edhe tabolidi britanik “The Sun”.

Kujtojmë se Besim Sahatçiu ka qenë një regjisor i njohur në Kosovë. Ai kishte bërë regjinë e disa shfaqjeve në teatër dhe kishte xhiruar disa emisione televizive.

Ndërkaq, Seit Lipa ishte historian në vitet e ’70-ta.

Fotografia është postuar në grupin Albanian Vintage Photography nga Nol Sahatçiu.